Transmetuar më 30-12-2017, 18:42

Gazetari i kronikës Spartak Koka, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në “News 24” duke iu referuar edhe statistikave ka treguar se viti 2017-të mbyllet me një bilanc me 54 të vrarë në 45 ngjarje.

Sipas tij, situata paraqitet pak me e lehtë krahasur me vitet e tjera. Koka ka zbardhur edhe vrasjet sipas muajve si dhe qytetet ku kanë ndodhur, duke veçuar muajin Maj si më negativin, siç raporton “BalkanWeb”. Nëmuajin maj janë regjistruar 10 vrasje.

“Në shumicën e vrasjeve dominojnë krimi në familje dhe ato për motive të dobëta”.

Në janar kemi dy të vrarë në dy ngjarje: Të dyja në Vlorë

Në shkurt dy të vrarë në një ngjarje

Në mars tre të vrarë në tre ngjarje: Në Këlcyrë, Tiranë, Devoll

Në prill 7 të vrarë në shtatë ngjarje

Maj 10 të vrarë në 8 ngjajre: Në Vlorë, Kurbin, Kamëz, Shkodër, Burrel, Durrës, Vlorë dhe Elbasan

Qershori me 4 viktima në tre ngjarje: Borsh, Vlorë, Durrës

Korrik me 5 të vrarë në katër ngjarje: Shkodër, Durrës, Kamëz, Sarandë

Gushti 6 të vrarë në 5 ngjarje: Në Tiranë 2, Kamza 2, Lushnja, Saranda

Shtatori me 3 të vrarë në tre ngjajre: Shkodër, Dibër, Pogradec

Tetori me katër të vrarë në 2 ngjarje: Lushnje, Gjirokastër

Nëntori 3 të vrarë në 3 ngjarje: Shkodër, Kukës, Kavajë

Dhetori 5 të vrarë në 5 vrasje: Lezha, Shkodra, Dibra dhe Tirana

Si ka qenë 2017-ta për kronikën? Ka qenë një vit i cili krahasuar me vitet e tjera ka qënë më i lehtë për shkak se ka pasur më pak ngjarje kriminale vrasje, grabitje dhe vjedhje. Ka pasur një situatë të ngarkuar përsa i përket ngjarjeve të bujshme ku vrasja e ish-drejtuesit të policisë, Artan Cuku kishte një rol shumë të rëndësishme në raport me çfarë ndodhte me grupet kriminale, histori të vjetra hakmarrjeje dhe larje hesapesh por gjithsesi unë dua të theksoj me aq sa kam nxjerrë nga statistikat janë 54 vrarë nga 45 ngjarje, por bilanci është i tillë. Besoj se është viti më i mirë statistikor për sa i përket vrasjeve.

Bandat kriminale bosët e krimit që fitonin epërsi, është një situatë e trashëguar në vite apo ka pasur edhe elementë rishtaz? Situata është e trashëguar, krimi i organizuar është sofistikuar edhe vitet e fundit, por për sa i përket mënyrës si është qasur, shteti shqiptar ka pasur shumë pak punë të bërë nga këto institucione. Ndryshimi i kupolës së policisë së shtetit dhe drejtuesve të Ministrisë së Brendshme dha një rezultat të prekshëm në drejtim të goditjes së krimit. Kemi një premtim të dhënë të ministrit Xhafaj për ngritjen e strukturës “Forca e ligjit” që po vijon me rekrutimin e stafit më profesionist në polici në mënyrë që. Muajt janar shkuart mars të bëhet goditja më e thellë e grupeve kriminale, por goditje rrënjësore tek pasuria e vënë si pasojë e aktivitetit kriminal në Shqiëpri apo vende të tjera në BE.

Ka pasur çedime brenda radhëve të policisë? Sigurisht, përditë po dalin raporte ku ish-drejtues të policisë në katër vitet e shkuara janë përmendur në raportet e SHISH. Ish-drejtori i Vlorës është akuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për implikim në grup të strukturuar kriminal, kultivim të lëndëve narkotike. Është hera e parë që një drejtues i tillë të akuzohet zyrtarisht nga policia. Dosja e Habilajve që erdhi nga Prokuroria e Katanias na zbërtheu një skemë të mënyrës se si favorizohen grupet kriminale në Shqipëri dhe se si ato janë të prekshme nga forca e ligjit apo institucionet dhe se si punonjës policie rekrutohen për t;i ndihmuar në aktivitete të paligjshme.