Transmetuar më 30-12-2017, 19:20

Policia italiane ka finalizuar me sukses një tjetër operacion anti-drogë ku është vënë në pranga një shqiptar. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, 37 vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende, ju zbuulan 1.5 kg heroinë.

Droga u gjet e fshehur në automjetin e shqiptarit, ku dyshimet e para të karabinierëve nisën që me sjelljen e shqiptarit gjatë momentit të ndalimit.

Gjatë kontrollit, poshtë tepicerisë së bagazhit, u zbulua edhe heroina. Sipas policisë, droga ishte e destinuar për t’u shpërndarë gjatë festës së Vitit të Ri në Torino.

Ndërsa makina rezultoi të ishte e një shtetasi italian, i cili dispononte edhe 340 mjete të tjera. (e.c/noa.al)