Transmetuar më 30-12-2017, 19:33

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në kët festa fundviti, ku një një 44 vjeçar ka ushtruar dhunë tek të gjithë anëtarët e familjes.

Ngjarja ka ndodhur në në Korçë ku është vënë në pranga 44 vjeçari me iniciale J.M.

Sipas policisë dhe dëshmisë së familjarëve, i arrestuari ka ushtruar dhunë  duke nisur nga djali 14 vjeç, nusja 36 vjeç dhe deri tek prindërit e tij, respektivisht 76 e 70 vjeç.

Kanë qenë familjarët dhe të afërmit që kanë njoftuar efektivët e policisë të cilët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe arrestuar 44 vjeçarin.

Njoftimi i policisë:

Më datë 29.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen V.M, vjeç 36, pasi dyshohet se bashkëshorti J.M, vjeç 44, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, djalit të tyre A.I, vjec 14 dhe prindërve të tij F.M dhe B.M vjec 76 e 70. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. (e.c/noa.al)