Transmetuar më 30-12-2017, 20:30
Publicitet

Urimeve zyrtare me rastin e festave të fundvitit i është bashkuar edhe Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka.

Këtë gjë ajo e ka bërë përmes një video të postuar në Facebook, ku në mënyrë të veçantë  ka falenderuar në emër të qeverisë të Forcat e Armatosura.

Ministrja Xhaçka thekson mes të tjerave vlerësimin për sakrificat që kanë bërë punonjësit e FA-ve, në jo pak situata të vështira me të cilat janë përballur.

“Keni fikur zjarre, keni përballuar përmbytje, keni ngritur ura e keni shpëtuar fëmijë. Keni projektuar siguri përtej kufijve të vendit tonë. Keni punuar në heshtje për një vit të tërë, me vetëmohimin e ushtarakut dhe sakrificën e shqiptarit. Është nder dhe privilegj i madh të punoj me ju, njerëz të jashtëzakonshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. E meqënëse jemi në këtë atmosferë festash të fundvitit, dua t’ju dërgoj këtë mesazh personal, për t’ju falenderuar në emër të qeverisë, për gjithçka keni bërë, si dhe t’ju them se, sa shumë i vlerësojmë gjithë sakrificat që ju dhe familjet tuaja bëni. Keni fikur zjarre, keni përballuar përmbytje, keni ngritur ura e keni shpëtuar fëmijë. Keni projektuar siguri përtej kufijve të vendit tonë. Keni punuar në heshtje për një vit të tërë, me vetëmohimin e ushtarakut dhe sakrificën e shqiptarit. Kudo ku jeni, në sherbim të Atdheut, na frymëzoni të gjithëve me përkushtimin dhe atdhedashurinë. Ndaj, nga zemra, ju uroj një vit të paqtë, të mbarë dhe të begatë!", shkruan Xhaçka. (e.c/noa.al)