Transmetuar më 30-12-2017, 22:32

Presidenti Ilir Meta është vënë përballë 3 pyetjeve dhe është sugjeruar të zgjedhë si përgjigje një variacion fjalësh, por edhe kësaj here kreu i shtetit ka surprizuar me përgjigjet e tij.

I ftuar në "Xing me Ermalin", Ilir Meta është pyetur për një vlerësim mbi Kryeministrin Rama, ish Kryeministrin Berisha dhe liderin e opozitës Lulzim Basha.

Mamaqi: Ç’mendim ke për Edi Ramën: I bukur, fashionist, tradhtar, i gjatë, legen, gjeni

Meta ka dhënë një përgjigje mjaft diplomatike, duke e lënë në dorë të interpretimit të çdokujt vlerësimin e tij për kryeministrin:

“Fashionist gjeni!”-u shpreh Meta duke buzëqeshur.

Mamaqi: Po për Berishën ç’mendim ke, Zotni, lider, i lodhur apo plak?

Meta: Edhe zotni, edhe lider, edhe i palodhur, edhe i ri!

I fundit ka qenë vlerësimi për Lulzim Bashën. Ermal Mamaqi nuk i dha asnjë alternativë për të zgjedhur Presidentit, i cili tha:

‘Shumë i mirë!” (e.c/noa.al)