Transmetuar më 31-12-2017, 08:07
Publicitet

Ata janë prindër të një djali të vogël të quajtur London Noor, të suksesshëm në karrierë, por mbi të gjitha shumë të dashuruar. 

Ata nuk reshtin së treguari asnjëherë dashurinë për njëri-tjetrin dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe as sot. Besoj se e kuptuat që po flasim për pronaren e Top Channel dhe moderatorin e mirënjohur Ledion Liço.

Është Ledioni i cili pas një “thumbimi” nga gazetari i “Thumb”, i ka bërë një dedikim shumë të bukur Sarës, ndonëse jo në mënyrë të drejtpërdrejtë. 

Moderatori ka refuzuar që të puthë gazetarin në buzë (mund t’ju duket pak çudi kjo kërkesë, por ishte një provokim, që vetëm Kamela Islami iu përgjigj pozitivisht). 

Më tepër se refuzimi, i cili ishte diçka që pritej, e veçanta ishte tek shpjegimi që Ledioni i dha Andit. “Kam hall se nëse të puth ty, bëhet xheloze Sara, sepse buzët janë vetëm për të”, u shpreh ai.

Epo a ka më bukur se kaq: Ledioni e refuzoi me shumë finesë gazetarin, por gjithashtu i bëri edhe një dedikim shumë të bukur bashkëshortes së tij./b.l/noa.al/