Transmetuar më 31-12-2017, 09:03

Në pak më shumë se një dekadë bota mund të zhytet në te ftohtin ekstrem, apo në një “epokë akulli”, paralajmërojnë shkencëtarët. Temperaturat do të fillojnë të bien që nga viti 2021, sipas përllogaritjeve të uljes së aktivitetit të diellit.

Siç raporton “DailyMail” kjo, sipas shkencëtarëve do të çojë në një fenomen të njohur i cili më parë njihej si një epokë mini akulli kur goditi në mes të 1646 dhe 1715, duke bërë që lumi i Londrës të ngrinte.

Valentina Zharkova, profesore në Universitetin e Northumbrias në Britaninë e Madhe shpjegon se aktiviteti i diellit nuk është i njëjtë çdo vit dhe ai ka një cikël njëherë në 12 vite, ku ulet aktiviteti. Por çdo cikël është pak më ndryshe dhe asnjë nga modelet e shkaqeve deri tani nuk ka shpjeguar plotësisht luhatjet.

Shumë fizikanë diellorë kanë vënë shkaktarin e ciklit diellor në një dinamo të shkaktuar nga konvektimi i lëngjeve të thella brenda Diellit.

Zharkova dhe kolegët e saj zbuluan se duke shtuar një dinamo të dytë, afër sipërfaqes, përfundon pamjen me saktësi të habitshme.

Dr. Zharkova dhe kolegët e saj kanë modelin e tyre duke përdorur një teknikë të quajtur 'analiza kryesore e komponentit' të vëzhgimeve të fushës magnetike nga Observatori Diellor Ëilcox në Kaliforni.

Ata shqyrtuan tre cikle diellore me vlerë të aktivitetit të fushës magnetike, duke mbuluar periudhën 1976-2008.

Përveç kësaj, ata i krahasuan parashikimet e tyre me numrat mesatarë të diellit, një shenjë tjetër e fortë e aktivitetit diellor. Të gjitha parashikimet dhe vëzhgimet u përputheshin ngushtë.

Duke iu referuar edhe të dhënave të tjera, shkencëtarët parashikojnë që 30 vitet në vijim, nisur edhe nga fakti që tani është periudha kur dielli ka një aktivitet të ulët, të jenë shumë të ftohta. /b.l/noa.al/