Transmetuar më 31-12-2017, 09:18

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka njoftuar të gjithë qytetarët se do të vijojë shërbimin edhe ditën e sotme.

Kështu, të gjithë ata persona që duhet të paguajnë faturat e energjisë apo këstet e prapambetura të debitorëve mund të veprojnë edhe sot, më 31 dhjetor 2017, pasi dyert e OSHEE janë të hapura.

“Pavarësisht ditë pushimi, OSHEE do të ofrojë shërbimin e saj edhe gjatë ditës së diel, 31 dhjetor, përmes 85 pikave në të gjithë vendin, nga ora 08:00 deri në 14:00. Datat 1 dhe 2 janar 2018 janë pushim!”, thuhet në njoftimin e OSHEE. /b.l/noa.al/