Transmetuar më 31-12-2017, 09:35
Publicitet

Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:35 në lagjen "Isa Boletini".

Burime policore bëjnë me dije se automjeti tip ''Audi'', në pronësi të 30 vjeçarit T.K., Drejtor i Shërbimit të Provës Vlorë ka marrë flakë duke qenë e parkuar.

Si pasojë e flakëve të zjarrit mjeti “Audi” ka pësuar dëmtime të shumta, pjesërisht në pjesën e përparme të saj.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se zjarrëvënia në mjet të jetë e qëllimshme, për shkak të detyrës së pronarit të makinës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ve. /b.l/noa.al/

Foto ilustruese