Transmetuar më 31-12-2017, 09:50
Publicitet

Presidenti Ilir Meta ka qenë i ftuar mbrëmjen e të shtunës në “Xing me Ermalin”, i cili ka zgjedhur të ndajë me të gjithë teleshikuesit disa të vërteta.

Ai ka treguar se vajza e tij e preferuar është Era. Jo më kot, ajo ka marrë postin e ‘Zonjës së Parë‘, por gjithashtu i vetmi person që mund t’ia ngrejë zërin Ilirit (meqë presidenti tha se çdo njeri është i lirë për ta thirrur në emër). 

Në “përballjen” që pati me të atin, Era ka pyetur se cilin nga fëmijët, ai do më shumë: Borën, Besarin apo Erën?

Mesa duket Era, e dinte se cila ishte përgjigjja, por thjesht kishte nevojë që ta dëgjonte publikisht. “Pse provokon ti, apo do të dëgjosh gjithmonë që t’i je mbi të gjithë?“, i tha Meta. 

Duke u ndalur tek raporti me bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhin, presidenti nuk mund t’i shpëtonte pyetjeve provokuese të Ermalit.

Ermali: A je xheloz për Monika Kryemadhin aq më tepër tani që është bërë më e bukur? Meta: Unë jam i lumtur kur të bukurën e pëlqejnë të gjithë. /b.l/noa.al/