Transmetuar më 31-12-2017, 10:37
Publicitet

Ndërsa e gjithë bota pret vitin 2018, në Kinë nis viti i qenit dhe një qendër tregtare në qytetin Taiyuan në provincën Shangxi vendosi ta mirëpresë me një statujë gjigante të një qeni, të frymëzuar qartësisht nga presidenti amerikan Donald Trump.

Si pjesë e festimeve të ardhjes së vitit të ri, qeni, i cili në kulturën kineze nuk është aspak ofendim, zëvendëson statujën e një viti më parë të një gjeli që ngjante po me Trump.

Sigurisht që statujës së qenit s’mund t’i mungonin tiparet e famshme të presidentit amerikan, kreshta e artë e flokëve, një kollare e kuqe, megjithëse jo aq e gjate sa ajo reale që mban Trump dhe mbi të gjitha gishti tregues lart, shenja e politikës “Amerika vjen e para”.

Fotografitë  dhe videot e qenit janë shpërndarë me të madhe në mediat sociale në Kinë.