Transmetuar më 31-12-2017, 10:51

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili në këtë ditë feste e fundit për vitin 2017 ka uruar shqiptarët në veçanti ata që punojnë me turne.

Përmes një mesazhi në rrjetin e tij social Facebook, Vasili uroi mjekët, infermierët dhe të gjithë ata që punojnë natën e ndërrimit të viteve.

“Urim për ata që vigjilojnë mbi jetën. Si mjek urimet e mia nga zemra për këtë fund viti shkojnë për mijëra kolegë të mi të shkëlqyer mjekë, infermierë, mami, laborantë e sanitare, që do të punojnë edhe kur të tjerët festojnë.

Me përgjegjësinë e jetës në duar, por edhe me meritën ëe t'i gëzohen lumturisë pa fund që të jep kur e mbron atë, mbeten të mrekullueshëm në modestinë e tyre dhe të jashtëzakonshëm si profesionistë”, shkruan Vasili. /b.l/noa.al/