Transmetuar më 31-12-2017, 11:19
Publicitet

Pas kryeministrit Rama dhe kreut të grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili,ka qenë kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ajo që ka sjellë urimin e radhës për shqiptarët për Vitin e Ri.

Kryemadhi ka zgjedhur si kartolinë një portret familjar për të përcjellë urimin e ndjerë për qytetarët në këtë ditë të fundit të vitit 2017.

Foton e publikuar në rrjetin e saj social Facebook Monika e ka shoqëruar edhe me një mesazh ku uron sa më shumë dashuri.

“Sot është dita e fundit e vitit 2017! Shijojeni duke iu dhuruar dashuri njerëzve që doni më shumë.

Dashuria është e vetmja gjë që nuk të lodh dhe të mërzit, prandaj faleni dhe shpërndajeni pa kursim te familja, miqtë dhe njerëzit që iu rrethojnë dhe kane nevojë. Gëzuar 2018 për të gjithë ju miq dhe shqiptarë kudo që jeni”, shkruan Kryemadhi. /b.l/noa.al/