Transmetuar më 31-12-2017, 12:00
Publicitet

Presidenti i vendit Ilir Meta ka vizituar Komandën e Forcave Tokësore në Zall- Herr.

Nga aty, kreu i shtetit zhvilloi një video- konferencë me ushtarakët me mision në Kabul dhe Herat, ndërsa uroi ata për vitin e Ri.

"Ju uroj Gëzuar Vitin e Ri të gjithë ushtarakë të Forcave të Armatosura, veçanërisht me mision jashtë.

Vlerësoj maksimalisht kontributin e ushtarakëve shqiptarë me mision jashtë vendit. Ju shpreh të gjithë ushtarakëve mbështetje dhe solidaritet. Ushtarakët me mision jashtë vendit, krenaria e FA", tha Meta.

Presidenti Meta zhvilloi edhe  homazhe për kapiten Feti Voglin. /b.l/noa.al/