Transmetuar më 31-12-2017, 12:54
Publicitet

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në qytetin e Vlorës, një makine iu vu zjarri. Më konkretisht automjeti tip “Audi'”, në pronësi të 30 vjeçarit Taulant Korkaj, Drejtor i Shërbimit të Provës Vlorë ka marrë flakë duke qenë e parkuar.

Si pasojë e flakëve të zjarrit mjeti “Audi” ka pësuar dëmtime të shumta, pjesërisht në pjesën e përparme të saj.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se zjarrëvënia në mjet të jetë e qëllimshme, për shkak të detyrës së pronarit të makinës.

Pas kësaj ngjarje ka ardhur dhe reagim i 30-vjeçarit nëpërmjet një postimi të bërë në Facebook.

Statusi i plotë

Faleminderit gjithkujt që në një moment të vështirë nuk nguroj të më gjendet pranë. Pak pas mesnate automjeti im personal u shkrumbua nga flakët, e dyshuar si një zjarrëvënie e qëllimshme për shkak të detyrës.

Në katër vite që drejtoj shërbimin e provës nuk jam konflikuar kurrë me askënd, përfshirë staf apo të dënuar të cilët merrnin në këtë institucion shërbim.

Institucioni që unë drejtoj nuk ka pasur kurrë asnjë punonjës sigurie në derën e tij, sepse nuk ka qënë kurrë e nevojshme.

Sulmi ndaj meje duke e kategorizuar rastin si incident lidhur me detyrën që unë ushtroj është tërësisht apsurd dhe i papranueshëm. Ndërsa sa i përket jetës sime personale, dhuna dhe konflikti nuk kanë qënë kurrë opsion.

Ftoj forcat e rendit të zbardhin ngjarjen dhe të vënë përpara përgjegjësisë autorin! /a.y/noa.al