Transmetuar më 31-12-2017, 13:50

Me 12 orë përpara orës sonë, Zelanda e Re mirëpriti Vitin e Ri 2018. Një numërim i gjatë mbrapsht në kullën simbol të qytetit të Auckland dhe më pas një spektakël i vërtetë fishekzajrresh.

Spektakli i veçantë nisi në Sky Tower të Auckland, ku i’u urua mirëseardhja vitit të ri.

Një orë e madhe dixhitale në kullë, bëri numërimin mbrapsht, ndërsa më pas qielli u ndriçua nga fishekzjarret.

Më pas viti i ri troket në Tokio, Pekin, Hong Kong dhe Dubai, përpara se të vijë në vendin tonë.

Më poshtë gjeni video nga spektakli i fishekzjarreve, pamje të cilat po bëjnë xhiron e botës.

Ku troket më parë viti i ri

-Ora 12.00 Auckland, Zelanda e Re

-Ora 14.00 Sidnei, Australia

-Ora  15:00 Tokio

-Ora  16:00 Pekin dhe Hong Kong

 -Ora 20:00 Dubai

-Ora  24:00 Paris, Romë dhe Bruksel si dhe Shqipëria /a.y/noa.al