Transmetuar më 31-12-2017, 14:39

Një shqiptar u godit me thikë për vdekje, mbrëmjen e së premtes në Itali, në provincën e Piacenza.

Viktima është personi që shikoni në fotografi, 31-vjeçari Ervin Tola, i cili rreth rreth orës 23.30 të mbrëmjes së të premtes, u vra në lokalin ‘Oldtimer’ në rrugën Nasolini.

Ai jetonte prej vitesh në Piacenza ku punonte si bojaxhi, ndërkohë që ishte i martuar.

Mbrëmjen e krimit, viktima ndodhej brenda lokalit ku dhe shpërtheu një sherr plot kërcënime dhe fyerje, ku një person, nxori një thikë dhe ia nguli viktimës në kraharor.

I riu shqiptar gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagës së marrë, ndërkohë që i dyshuari për krimin u arratis.

Por këtë të shtunë është bërë arrestimi i të dyshuarit, 26-vjeçari italian Gianluca Mazzarelli, ku i riu u dorëzua tek karabinierët.

Megjithatë lidhur me motivet e krimit, i dyshuari do të merret në pyetje më 1 janar, ndërkohë ditën e sotme do të kryhet autopsia mbi kufomën e shqiptarit. /a.y/noa.al