Transmetuar më 31-12-2017, 15:08
Publicitet

Tre vajza të reja në Tiranë, kanë përfituar nga rrëmuja e krijuar në qendrën tregtare, për shkak të fluksit të madh të ditës së festave, për të vënë në jetë një plan të tyre.

Ato kanë vjedhur një sërë gjërash, por kamerat e sigurisë i kanë pikasur, çka ka çuar në vënien e tyre nën hetim.

Policia e Tiranës, tha se gjatë së premtes u referuan materialet në Prokurorinë e Tiranës, për shtetaset, E.L., 22 vjeçe, B.H., 24 vjeçe, E.H., 27 vjeçe dhe K.Z., 27 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ato dyshohen se në një qendër tregtare në kryeqytet janë kapur duke vjedhur disa produkte kozmetike në stendat e një dyqani. /a.y/noa.al

Foto ilustruese