Transmetuar më 31-12-2017, 15:25

Një ngjarje e pazakontë nga e cila nuk arrihet që të kuptohet se kush janë rojet dhe kush janë hajdutët.

Pamjet që shikoni në videon më poshtë vijnë nga Meksika, ku efektivët e policisë ndërhyjnë, për të ndaluar disa hajdutë të cilët po tentonin të vidhnin telefonat celularë.

Ndërhyrja e policisë rezulton në mënyrën më të mirë të mundshme, grabitësit u kapën mat.

Por fatkeqësisht gjithçka ndodhi në qendrën tregtare ‘Plaze Meave’, nuk përfundon këtu.

Fundi i pjesës së parë, siç shkruan noa.al, shënoi fillimin e të dytës: policët u transformuan në hajdutë dhe morën vetë mallin e “shpëtuar” pak më parë. /a.y/noa.al