Transmetuar më 31-12-2017, 15:43

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet reagon lidhur me kërkesën e Prokurorisë për heqjen e mandaitit të deputetit Aqif Rakipi, pas të dhënave se rezulton i dënuar në Itali.

PDIU thotë se u njoh me argumentat e dhëna nga Prokuroria e Përgjithshme të formuluara vetëm nga një rresht dhe pa asnjë argument tjetër ligjor.

“Ne u investuam nëpërmjet avokatëve ligjore, për të na vënë në dispozicion të plotë dokumetat e ardhur nga Interpol Roma-Itali, gjë që do të mundesonte një shqyrtim të rregullt konform ligjit në KQZ. Akoma dhe sot ky dokumentacion nuk është vënë në dispozicionin të mbrojtjes ligjore të deputetit Aqif Rakipi”, thuhet në deklaratë.

Më tej nënvizohet se, Rakipi nuk rezulton i dënuar me ndonjë vendim të formës së prerë, apo me vendim jo përfundimtar.

“Nuk rezulton që në ngarkim të tij të ketë patur ndonjë masë sigurimi personal, nuk rezulton të jetë shpallur në kërkim ndërkombëtar si dhe nuk është dëbuar ndonjëherë nga ndonjë vend i BE-së”, thuhet në deklaratë. /a.y/noa.al