Transmetuar më 31-12-2017, 15:59

Mbajtja nën kontroll e regjimit ushqimor, është shumë e rëndësishme në mënyrë që të mos kihen probleme me shëndetin. Edhe kur konsumojmë vetëm ushqime të shëndetshme, është mirë që të mos e teproni.

Gjithçka pasi ka disa ushqime, të cilat ndonëse kanë shumë dobi për trupin, mund të bëhen helmuese, nëse konsumohen në sasi të mëdha.

Peshku ton në kuti- Është i pasur me omega 3, substancë shumë e rëndësishme për trupin tonë. Por është pikërisht një përqindje mërkuri që gjendet te ky peshk në kuti që shkakton dëm, sidomos tek femrat shtatzënë.

Spinaqi- Jeshillëqet janë shumë të rëndësishme për shëndetin tonë, por nuk duhet tepruar. Kjo pasi përmbajnë shumë oksalate, substanca që nuk rekomandohen aspak, për personat që kanë probleme me veshkat, shkruan noa.al.

Orizi integral- Ky lloj orizi absorbon lehtësisht arsenikun dhe nëse konsumohet në sasi të mëdha mund të bëhet i rrezikshëm për shëndetin.

Fasulet e bardha- Këto lloj fasulesh pavarësisht vetive që kanë, duhen eleminuar kategorikisht nëse merren integratorë me bazë hekuri. /a.y/noa.al