Transmetuar më 31-12-2017, 16:12

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, uron të gjithë shqiptarët me rastin e Vitit të Ri 2018.

Nëpërmjet një video-mesazhi të publikuar në Facebook, ai shprehet se viti 2018 është një vit vendimtar për të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Në vijim ai falenderon gjithë diplomatët dhe familjet e tyre për shërbimin që i bëjnë vendit dhe qytetarëve.

Po ashtu ai ndalet tek platforma onlinë “SHKO” dhe “e-konsullata”, ku bën me dije se ato ofrojnë shërbime për disa dokumente për shqiptarët që ndodhen jashtë vendit.

Më poshtë gjeni video-mesazhin e plotë të kryediplomatit shqiptar. /a.y/noa.al