Transmetuar më 31-12-2017, 16:40

Mund të duket e pazakontë pasi raporti nuse-vjehrrë cilësohet si ai i maces me miun, por ja që një nuse në kryeqytet, është e shqetësuar për nënën e të shoqit dhe kërkon ndihmën e policisë.

Gjatë ditës së djeshme, e shtunë, 25-vjeçarja R.Sh., me banim në Tiranë ka bërë kallëzim në polici se i është zhdukur vjehrra.

Ajo ka thënë se ditën e premte, më 29 dhjetor, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vjehrra, F.D., 58 vjeçe, banuese në Tiranë.

E reja ka deklaruar se vjehrra ka probleme mendore dhe konkretisht vuan nga skizofrenia.

Nga ana e policisë ka nisur puna për gjetjen e gruas, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al