Transmetuar më 31-12-2017, 17:01

Hidhni gjërat e vjetra- Në Napoli të Italisë është një traditë e konsoliduar por ndodh edhe në vende të tjera të botës. Thyerja e gjërave të vjetra ka një vlerë terapeutike, pasi mundëson çlirimin e inatit dhe marrjen e gjërave më të mira nga jeta.

Vishni diçka të kuqe- Veshjet intime të kuqe? Për Vit të Ri është diçka klasike, ndaj zgjidhni diçka të re të kuqe dhe seksi. Do të jetë një dhuratë e bukur, e cila do ju shtojë vetëbesimin gjatë vitit që vjen.

Zjarri- Në vende të ndryshme të botës, për Vit të Ri ndizet zjarr me dru ose digjen dordoleca, të cilët përfaqësojnë vitin e vjetër. Zjarri, pastron, shkatërron dhe rigjeneron, shkruan noa.al. Bashkë me miqtë apo të afërmit tuaj mund të ndërtoni një dordolec të vogël, të cilin duhet ta digjni në ambient të hapur.

Shampanja- Nuk është rastësi se hapja e shishes së shampanjës bën zhurmë. Sipas traditave të ndryshme, zhurma largon shpirtrat e këqinj. /a.y/noa.al