Transmetuar më 31-12-2017, 17:11

Viti i ri tashmë ka mbërritur në disa shtete në Azinë Jug-lindore.

Me spektakle fishekëzjarrësh, mijëra qytetarë i janë gëzuar ardhjes së vitit 2018 në Korenë e Jugut si dhe në Japoni.

Viti i ri ka ardhur edhe në Korenë e Veriut, ku mijëra njerëz po festojnë me një spektakël të madh fishekzjarrësh në Phenian.

Më herët, Viti i Ri ka mbërritur edhe në Australi dhe në Zelandën e Re.

Shihni spektaklin e fishekzjarreve nga Japonia.