Transmetuar më 31-12-2017, 17:32

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu, jep një urim për të gjithë shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, në faqen zyrtare të Ambasadës amerikane në Tiranë, Lu dhe ekipi i tij përcjell urimet më të ngrohta për popullin shqiptar.

Ai shkruan se “Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm dhe me njerëz të mrekullueshëm.

Urimi i Donald Lu:

“Të gjithë ne në ambasadën amerikane iu urojmë të gjithë miqve tanë në Shqipëri nj Vit të Ri plot shëndet dhe lumturi. Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm me njerëz të mrekullueshëm. Le t’i ripërkushtohemi ndërtimit të një të ardhmeje më të drejtë, më të begatë dhe më të sigurtë për fëmijët tanë”./a.k/noa.al/