Transmetuar më 31-12-2017, 18:57

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku jep një urim për të gjithë shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ajo shkruan se “duhet të reflektojmë për atë që kaluam këtë vit dhe sfidat që na presin vitin e ardhshëm”.

“Qoftë viti 2018 i mbushur me shpresën dhe vullnetin për të ndryshuar atë çfarë sot nuk ecën siç duhet,”-shkruan Tabaku.

Urimi i plotë i Jorida Tabakut:

Ndërkohë që përgatitemi për orët e fundit të këtij viti, duhet të reflektojmë për atë që kaluam këtë vit dhe sfidat që na presin vitin e ardhshëm. Qoftë viti 2018 i mbushur me shpresën dhe vullnetin për të ndryshuar atë çfarë sot nuk ecën siç duhet. Uroj që mot të kemi një Shqipëri më të hareshme, të begatë dhe të shëndetshme. Shpresoj që viti i ri të na gjejë me zemrat të mbushura me gëzim. Le të jetë 2018 një vit më i mbarë se sa ky që po lëmë pas! Gëzuar!/a.k/noa.al/