Transmetuar më 31-12-2017, 19:16
Publicitet

Vetëm këtë prag ndërrimi vitesh u arrit të zbardhet një krim i shëmtuar që ndodhi në kryeqytetin grek një vit më parë duke i marrë jetën emigrantit.

Policia greke tha sot se ka evidentuar faktin se ishin tre shqiptarë ata që organizuan krimin, e futën në kurth viktimën, emigrant afgan dhe më tej e ekzekutuan.

Viktima ishte një djalë 30 vjeç, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia e Greqisë.

Tre shqiptarët, i morën jetën të riut afgan në sheshin e Atikës.

Krimi ndodhi pasi më herët i riu ishte në një klub nate të zonës dhe u përplas në gjendje të dehur me 29-vjeçarin shqiptar.

Më tej i riu u largua nga klubi. Por ndërsa hynte në makinë, i ishte zënë pritë. Ishte 29-vjeçari shqiptar ai që pasi më herët u konfrontua me afganin, e qëlloi brenda makinës me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend.

Μυστήριο με νεκρό στο κέντρο της Αθήνας - Οι αστυνομικοί τον βρήκαν στη μέση του δρόμου

Ai u gjet i vdekur mëngjesin e 11 dhjetorit 2016, disa orë pasi ishte vrarë me armë zjarri në kokë.

Policia greke tha se autorët janë shqiptarët 27, 29 dhe 27 vjeç, por nuk publikoi emrat e tyre.

Një prej tyre, 27 vjeç është arrestuar orët e fundit në Peristeri, kurse bashkëmoshatari i tij është vënë gjithashtu në pranga. /noa.al/ Πλατεία Αττικής: Έστησαν ενέδρα και εκτέλεσαν Αφγανό