Transmetuar më 31-12-2017, 19:20
Publicitet

Presidenti i vendit Ilir Meta gjatë ditëve të fundit është parë gjithnjë e më shpesh pranë njerëzve në vështirësi dhe në nevojë, për t’iu uruar festat e fundvitit.

Kur vetëm pak orë ndajnë nga ndërrimi i viteve, Presidenti është ndalur pranë fëmijëve të sëmurë që Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

“Përmes kësaj foto me Amelian, vogëlushen nga Fieri që do e presë Vitin e Ri këtu në QSUT, ju uroj të gjithë fëmijëve me probleme të shëndetit: "Gëzuar Vitin e ri 2018"!”, shkruan kreu i shtetit në Facebook.

Ai uron për më shumë kurajo e shpresë, kujdes e solidaritet, për një shëndet më të mirë e për më shumë gëzime e lumturi në familjet e tyre.

Meta shpreh shumë urime edhe për të gjithë personelin mjekësor që sot e presin ndërrimin e viteve larg familjeve të tyre të shtrenjta, por pranë fëmijëve dhe qytetarëve që kanë nevojë për kujdes e solidaritet. /a.y/noa.al