Transmetuar më 01-01-2018, 09:51
Publicitet

Kryeministri Edi Rama ka çelur ditën sot duke uruar shqiptarët kudo që ndodhen për nisjen e Vitit të Ri.

Kryeministri Rama ka përzgjedhur një foto të familjes ndërsa ndjek natën e ndërrimit të viteve për ta bërë kartolinë urimi.

“Mirëmëngjes.

Dhe me këtë imazh të ardhjes së Vitit të Ri në Tiranë, ju uroj megjithë zemër që drita e mbarësisë të udhëheqë rrugën e të gjithë familjeve tuaja”, shkruan Rama në statusin e tij social, Facebok mengjesin e 1 janarit.

Po ashtu, Rama thekson në mesazhin e tij se “qoftë një vit i bukur për Shqipērinë, Kosovën e të gjithë shqiptarët kudo ku janë ”.