Transmetuar më 01-01-2018, 12:07

Një tragjedi ka ndodhur në orët e para të ditës së parë të vitit të ri 2018 në qytetin e Peqin, duke i marrë jetën një burri në moshë të thyer.

Lutfi Gripshi, rreth 80 vjeç, me banim në lagjen “Xhami” të qytetit, është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte

Për rrjedhojë, i ndjeri ka gjetur vdekjen.

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore dhe proçeduriale.

Për momentin nuk janë të qarta shkaqet që çuan të moshuarin në vendimin ekstrem për t’i dhënë fund jetës.

Ky është rasti i parë që regjistrohet këtë vit në Shqipëri në vetëflijimet.

Dukuria ishte shumë shqetësuese gjatë vitit të kaluar duke numëruar disa raste përpjekjesh flijuese në ditë, një pjesë e madhe e të cilave përfunduan me fund fatal. /noa.al/