Transmetuar më 01-01-2018, 13:54

Katër qytetarë mbetën të plagosur sot pasi u përfshinë në një aksident rrugor që ndodhi në aksin rrugor Përrenjas-Qafë Thanë në fshatin Rrajcë Fushë.

Në këtë ngjara, janë përplasur tre automjete, raporton noa.al duke cituar burime zyrtare nga policia lokale.

Mjeti tip "Benz" me targa AA 871 BI që drejtohej nga shtetasi B.Sh., 34 vjeç, banues në Tiranë është përplasur me një mjet me targa AA 035 SK që drejtohej nga shtetasi F.S., 54 vjeç banues në Tiranë si dhe me një mjet me targa AA 563 MS që drejtohej nga shtetasi A.Sh.

Si pasojë e aksidentit ku shikonin edhe fotot, janë aksidentuar katër shtetasit:

B.Sh., 34 vjeç banues në Tiranë drejtues i mjetit tip "Benz" me targa AA 871 BI dhe bashkëshortja e tij shtetasja A.Sh., 27 vjeçe.

Drejtuesi i mjetit me targa AA 035 SK shtetasi F.S., dhe pasagjeri shtetasi L.S., 51 vjeç banues në Përrenjas.

Të katërt personat e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital ku policia thotë se aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe tha se po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /noa.al/