Transmetuar më 02-01-2018, 09:43
Publicitet

Një krijesë e vogël e admirueshme dhe agresive, është rizbuluar në shkretëtirën australiane, ndërsa nuk ishte parë për më shumë se 100 vjet.

Mulgarja e kreshtës (Dasycercus cristicauda) ka qenë e njohur në qytetin NSW vetëm nga fragmente të kockave të fosilizuara, por u zbulua në Sturt National Park gjatë një ekspedite monitoruese shkencore.

Shkaku kryesor i zhdukjes së saj, ishin efektet e lepujve, maceve dhe dhelprave, të dërguara atje nga europianët.

Krijesa e vogël është një brejtës me ngjashmëri me minjtë, ndërsa peshon rreth 141 gram.

Ajo ka ngjyrë gri, sipas Rebecca West nga Universiteti i New South Wales Sydney (UNSW), e cila punon për projektin “Wild Deserts” (Shkretëtira e egër).

Krijesa është gjithashtu gjuetare dhe është e njohur për sulmet e preve më të mëdha se vetja.

Projekti Wild Desert, është angazhuar në përpjekjen për të rifutur speciet e zhdukura në vendet e tyre të mëparshme të habitateve, duke e bërë rizbulimin e mulgarës së kreshtëve një “aksident të lumtur”.

“Qëllimi i këtij projekti është kthimi i llojeve të gjitarëve që nuk janë parë në habitatin e tyre natyror për më shumë se 90 vjet në Parkun Kombëtar Sturt”, tha në deklaratë UNSW, drejtori i zonave të Shërbimit të Parkut Kombëtar dhe Jetës së Egër, Jaymie Norris. /k.k/noa.al/