Transmetuar më 02-01-2018, 10:40

Një grua që ka qenë e burgosur për 22 vjet, për një vrasje që nuk e ka kryer, është liruar pas një fushate nga disa të famshëm.

Tyra Patterson, tani 42-vjeçe, është liruar në Ditën e Krishtlindjes nga qendra e paraburgimit në verilindje të Cleveland.

Patterson, ishte akuzuar në vitin 1994 për vrasje dhe grabitje të një 15-vjeçareje, në Dayton të Ohio.

Ajo ka qenë një nga pesë të akuzuar për vrasje e vajzës, grabitjen e motrës së saj si dhe tre vajzave të tjera.

Patterson, në atë kohë 19-vjeçe, nuk kishte qëlluar mbi viktimën, por bashkëpjesëmarrja në krim, sipas ligjeve të Ohio, është e njëjtë sikur të tërhiqet këmbëza e armës.

Të famshmit kryesorë që bën fushatën për lirim e saj, janë Ken Burns, aktorja Alfre Woodard dhe aktori Mathew Weiner. /k.k/noa.al/