Transmetuar më 02-01-2018, 12:24

Përgjatë vitit 2017 është rritur alarmi i rrezikut të terrorizmit në vend.

Sipas të dhënave të shpërndarë nga Ministria e Brendshme italiane, në vitit 2017 janë rreth 105 persona të dëbuar nga Italia për rrezik terrorizmi, pothuajse dyfishi i një viti më parë ku numri i personave të dëbuar ishte 66, shkruan Ora News.

Në 2017-ën janë dëbuar 8 imamë, ndërsa në 2016-ën, për motive sigurie, janë larguar nga Italia 5 imamë.

Personi i fundit i dëbuar në vitin 2017 nga territori italian, i konsideruar i rrezikshëm për sigurinë kombëtare, ishte një 28-vjeçar kosovar, banues në Bolzano.

Ai ishte sinjalizuar nga shërbimet ndërkombëtare të inteligjencës pas rikthimit të tij nga Siria, ku kishte luftuar në radhët e ISIS prej fundit të vitit 2014, deri në muajt e parë të 2015.

Po sipas ministrisë së Brendshme italiane, në vitin 2017 është rritur dhe numri i shtetasve italianë, të cilët i janë bashkuar luftës së ISIS.

Janë monitoruar rreth 129 italianë të radikalizuar në luftën e shtetin islamik në 2017-ën, kundrejt 116 që ishte numri i tyre në vitin 2016.

Shifrat e publikuara nga ministria e Brendshme e Italisë, tregojnë se është rritur dhe numri i personave të arrestuar për ekstremizëm fetar, nga 33 të arrestuar në vitin 2016 në 36 të arrestuar në 2017-ën.

Në kuadër të masave parandaluese për rrezikun e atentateve terroriste, autoritetet italiane kanë kontrolluar rreth 372.769 individë si dhe 13.929 automjete. /k.k/noa.al/