Transmetuar më 02-01-2018, 15:12

Nga Ylli Manjani

Policia politike po vepron siç pritej.

Ndalon njerëz vetëm për arësye politike!

I ndan nga familjet pa asnjë mëshirë njerëzore në mes të festës së vitit të ri!

Ligji ska më asnjë lidhje me këtë sjellje!

Sa për sqarim, policia mund të ndalojë dhe të shoqërojë dikë ose në kushtet e një emergjence (nevoje të ngutshme nga një rrethanë e atëçastshme),ose në zbatim të një vendimi gjykate (as urdhëri i prokurorit nuk mjafton më).

Në cilën prej këtyre rrethanave u ndaluan ato njerëz ditët e festave?!!!

Thonë se janë ndaluar për pjesmarrje në demonstratë. Po kjo ishte para 10 ditësh?!

Kjo quhet as më pak e as më shumë TERROR SHTETËROR!

Policia po kërcënon se kush del në demonstratë do arrestohet! Kulmi!

Për herë të fundit këto histori i dëgjuan në vitin 1990, ku edhe policia, organizatat e partisë dhe Komitetet e Rinisë bënin fiks të njëjtin terrorr.

Nuk zënë mend komunistët rilindas! Bëjnë të njëjtin gabim, si atëhere!

Ta gëzojmë policinë politike!

Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al