Transmetuar më 02-01-2018, 15:43

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Burrel.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga, por fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.

Makina e aksidentuar është tip “Ford Focus”, me targë “Tr 4131 U”.

Ende nuk dihet shkaqet që mund të kenë çuar në daljen e makinës nga rruga.

Policia është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në daljen nga rruga të automjetit./a.k/noa.al/