Transmetuar më 02-01-2018, 15:52

Gjendet trupi i pajetë i një personi në Korçë.

Mësohet se trupi i pajetë i shtetasit H.M., rreth 67 vjeç, është gjetur ditën e sotme në fshatin Porodinë.

Nga të dhënat e para si dhe kqyrja e trupit të të ndjerit, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Sipas të dhënave 67-vjeçari kishte një aktivitet privat (pulari) në këtë fshat.

Trupi është gjetur në një ambjent të veçuar të kësaj pularie, pronë e tij.

Dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë me armë zjarri tip pistoletë, e cila u gjet në afërsi të trupit të tij.

Një grup hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes./a.k/noa.al/