Transmetuar më 02-01-2018, 20:03

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Kosovë.

Aksidenti mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme, rreth orës 18:00 në Podujevë.

Mediat vendase shkruajnë se një automjet ka goditur një vajzë 15-vjeçare në rrugën “Skënderbeu”.

Në vendin e ngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe Policia.

Sipas asaj që raportohet, vajza ka pësuar dëmtime të lehta.

Policia po heton shkaqet e aksidentit./a.k/noa.al/