Transmetuar më 03-01-2018, 09:09

Garë butonash nuklearë mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe liderit koreano-verior, Kim Jong-Un.

“Lideri koreano-verior ka deklaruar se butonin nuklear e ka në skrivani. Dikush nga ky regjim i ezauruar dhe i uritur, ta informojë ju lutem se edhe unë kam buton nuklear, por butoni im nuklear është më i madh dhe më i fuqishëm se i tij. I imi funksionon”, shkruan në Twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Nga ana e saj, ambasadorja amerikane në Organizatën e Kombeve të Bashkuara të Amerikës, deklaroi se, “Ka shumë për të bërë për trajtimin e situatave në Këshillin e Sigurisë së OKB, për Korenë e Veriut”.

Nga ana e tij Kim, natën e ndërrimit të viteve, përmendi butonin nuklear, duke thënë se do ta përdorë nëse siguria e vendit të tij do të preket.

“Ky është realitet dhe jo kërcënim”, deklaroi i prerë lideri koreano-verior. /a.y/noa.al