Transmetuar më 03-01-2018, 09:30

Karota përmban vitamina dhe minerale, mes tyre vitaminë A, B, C, kalcium, fosfor dhe potas. Elementët e karotës kanë efekt pastrues dhe e mbrojnë mëlçinë nga shumë infeksione, si dhe e ndihmojnë që të largojë toksinat dhe substancat për të cilat nuk ka nevojë.

Gjithë çfarë ju duhet janë 4 karrota me lëkurë, gjysmë kastraveci me lëkurë dhe një kërcell selinoje, shkruan noa.al.

Çfarë duhet të bëni? Lajini mirë përbërësit dhe pritini në copa, përziejini të gjithë deri sa të krijohet një lëng homogjen.

Pijeni lëngun e karotës për 7 ditë rresht dhe do ta ndjeni trupin si të rigjeneruar. /a.y/noa.al