Transmetuar më 03-01-2018, 10:16

Instalim telefonash fiks në qeli për çdo të dënuar. Është kjo ajo që ka deklaruar ministria e Drejtësisë në Francë, ku ka planifikuar vendosjen e telefonave për rreth 50 mijë të dënuar.

Kush vuan dënimin, do mund të telefonojë vetëm numrat e autorizuar nga burgu. Linjat e para, plotë 50 mijë të tilla, do të aktivizohen brenda fundit të vitit 2018.

Për administratën e Presidentit Emmanuel Macron, bëhet fjalë për një zhvillim të rëndësishëm, që ka si synim ruajtjen e lidhjeve familjare.

Një tjetër objektiv, është ai i luftimit të trafikutr të telefonave celularë, një nga shkaqet kryesore të konflikteve në burg.

50 mijë aparatet që do të vendosen në 178 burgje, shkruan noa.al, do të lejohen të telefonojnë vetëm numra të autorizuar nga administrata e burgut ose nga gjykata.

Kështu të dënuarit mund të telefonojnë në çfarëdo ore të ditës apo të natës, familjarët e tyre. /a.y/noa.al