Transmetuar më 03-01-2018, 10:32

I riu Klejdi Gjeta humbi jetën tragjikisht teksa ishte ngjitur në tarracën e banesës për të parë dhe hedhur fishekzjarre, natën e ndërrimit të viteve.

Por ndërsa familja festonte në banesë, sipër saj, 16-vjeçari jepte shpirt, për shkak të një plage të marrë në kokë.

U tha se u godit nga fishekzjarret, por ishte ekspertiza mjeko-ligjore ajo që zbardhi të vërtetën… Klejdi ishte qëlluar me plumb automatiku.

Policia e Kurbinit tha këtë të martë se ka arrestuar, tre djem të rinj, të cilët dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri natën kur adoleshenti humbi jetën.

Blutë e Kurbinit thanë se rezulton se 16-vjeçari Gjeta ka humbur jetën në momentin kur është qëlluar me breshëri automatiku nga të rinjtë në zonën e Sanxhakut, të cilët shtinë me armë si formë feste për momentin e ndërrimit të viteve.

Dyshimet paraprake flasin se i riu është goditur nga një plumb qorr në kokë, i cili i mori dhe jetën.

Ishin familjarët ata që lanë darkën në mes dhe dolën të kërkonin të riun, për shkak se Klejdi po vonohej të kthehej brenda.

Por kur u ngjitën në tarracë ata u përballën me trupin e pajetë të tij, duke vënë kujën. /a.y/noa.al

Plumbi qorr i mori jetën natën e Vitit të Ri, kushëriri prek me dedikimin për të

Qëlluan me armë zjarri në fshatin ku vdiq një adoleshent, arrestohen 3 djemtë

Një djalë gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë, dyshohet se u vra nga fishekzjarrët