Transmetuar më 03-01-2018, 10:50
Publicitet

Kolla është një prej problemeve më të shpeshta, sidomos në stinën e ftohtë, ku shumica e problemeve shëndetësore shoqërohen prej saj.

Gjithë çfarë ju duhet për të shpëtuar prej kollës është qepa dhe mjalti, ku me këta dy përbërës krijojmë një shurup natyral i cili e zhduk kollën.

Që të dy përbërësit reduktojnë irritimin e rrugëve të frymëmmarrjes, duke zhdukur bakteret dhe toksinat.

Ju nevojitet një kokërr qepë dhe gjysmë filxhani mjaltë. Priteni qepën në feta të imëta dhe vendoseni me sistem në një kavanoz xhami.

Sipër saj hidhni mjaltë dhe sigurohuni që qepa të mbulohet plotësisht. Mbylleni vazon dhe lëreni të pushojë për 12 orë në një vend të freskët dhe të errët, shkruan noa.al.

Merrni nga një lugë nga ky shurup me stomakun bosh, dy ose tre herë në ditë. Praktikojeni një gjë të tillë çdo ditë, deri sa të zhduket plotësisht kolla. /a.y/noa.al