Transmetuar më 03-01-2018, 11:14

Lëkura juaj do jetë më e pastër- Mjalti mund të veprojë si antioksidant dhe nëse konsumohet rregullisht, organizmi do të pastrohet nga toksinat. Mjalti ka veti antibakteriale të cilat ndihmojnë në përmirësimin e lëkurës suaj.

Ndihmon në dobësim- Konsumi i përditshëm i mjaltit, ndihmon për të humbur peshë. Ndonëse këshillohet që të shmanget sheqeri nga regjimi ushqimor, në rastin e mjaltit këshillohet që të përdoret. Kjo për shkak se sheqeri që gjendet tek mjalti, nuk është njëlloj si ai tek çokollata, përkundrazi përdoret për të stimuluar organizmin të djegë kaloritë.

Zemra juaj do jetë më e shëndetshme– Bazuar në një studim të fundit antioksidantët e pranishëm te mjalti, nuk lejojnë arteriet të bllokohen. Kështu që për të pasur një funksion më të mirë të zemrës, mjafton të pini një gotë ujë me një lugë mjaltë në ditë.

Përmirëson kujtesën– Mjalti ndihmon për të luftuar stresin, pasi vepron si antioksidant mbrojtës në organizëm dhe shërben për të përmirësuar memorien.

Ndihmon për të fjetur më mirë– Mjalti stimulon gjumin e mirë tek të gjtihë ata që e përdorin. Gjithashtu, siç shkruan noa.al, përmban edhe kalcium i cili përthithet nga truri dhe ndihmon në funksionimin e tij korrekt. Në sajë të mjaltit do të keni një gjumë më të qetë, gjë që ndikon në rritjen e nivelit të insulinës në gjak.

Lufton problemet e stomakut– Konsumi i përditshëm i mjaltit, bën që problemet me stomakun të zhduken. Këshillohet që të merret një lugë me stomakun bosh në mëngjes.

Redukton tensionin dhe nervozizmin- Mjalti ndihmon për të qetësuar nervat dhe redukton lodhjen. Në sajë të glukozës që gjendet tek mjalti, do arrini që të qetësoheni më lehtësisht. Mjalti këshillohet edhe për të trajtuar çrregullimet psikologjike.

Rekomandohet që të përdoret në çdo moment stresi, qoftë emotiv, psikologjik apo fiziologjik.

Mjalti është një laksativ natyral- Mjalti është një laksativ natyral shumë delikat dhe efikas. Përmban një substancë, e cila kur arrin në zorën e trashë, lehtëson jashtëqitjen. /a.y/noa.al