Transmetuar më 03-01-2018, 11:23
Publicitet

Për shumë qytetarë ndërrimi i viteve është një festë ku mblidhesh me familjarët dhe me miqtë për të gëzuar.

Por teksa të gjithë e kanë vëmendjen tek përgatitja e  tryezës dhe tek gostitë, heronjtë e heshtur të qytetit tonë janë punonjësit e pastrimit të cilët menjëherë pas përfundimit të festimeve në sheshin “Skënderbej” dhe në rrugët kryesore të Tiranës nga qytetarët, nisën punën duke larguar shishet e hedhura pa kujdes apo kutitë e dhuratave.

E ndërsa qyteti ra në qetësi e gjithë flota e makinerive të pastrimit dhe punonjësit dolën në terren për të pastruar qytetin në mënyrë kapilare.

Në pikat kyçe ku edhe përqendrimi i njerëzve ishte më i madh në këto ditë festash, u vendosën kosha shtesë, të cilët ofrojnë jo vetëm një estetikë më të mirë, por edhe mundësi që qytetarët të mos i hedhin mbetjet nëpër rrugë.

“Jo vetëm policët e zjarrfikësit, por dhe pastruesit e paparë të Bashkia Tiranë meritojnë gjithë respektin tonë.

Pastruan gjatë gjithë ditës dje dhe sot mbetjet e festave, si shenjë që beteja për civilizim e pastërti do vazhdojë dhe gjatë 2018-ës për një qytet akoma dhe më të pastër”, shkruan Veliaj në Facebook./b.l/noa.al/