Transmetuar më 03-01-2018, 11:33

Ajo është një prej prezantueseve më të dashura për publikun shqiptar, në sajë të batutave dhe lirshmërisë së saj.

Prezantuesen Elona Duro, ky fillim vit e ka gjetur nënë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ajo është bërë me djalë.

Mësohet se emri i vogëlushit është Tomas dhe nënë e bir, gëzojnë shëndet të plotë.

Moderatorja shqiptare ka pasur një shtatzëni të mbarë, por pak kohë pasi mësoi se ishte në pritje të ëmbël lidhur kurorë me partnerin e saj në Bashkinë e Tiranës.

Elona është e lidhur prej disa vitesh me biznesmenin Lorenc Goga dhe dashuria e tyre u kurorëzua në mënyrën më të mirë të mundshme. /a.y/noa.al