Transmetuar më 03-01-2018, 11:43

Kishim dëgjuar shumë lloje kuriozitetesh,por me këtë të fundit vështirë të mos mekeni së qeshuri.

Një papagall, në një mënyrë të habitshme por edhe fantastike njëkohësisht imiton zilen tradicionale të smartfonëve “phone” në mënyrë identike ashtu si bie zilja në celular.

Ben Pluimer në faqen e videove “Vimeo” ka publikuar një video në të cilën shihet se si papagalli i tij e riprodhon zilen klasike të iPhone-it.

“Kur papagalli im zemërohet, këndon zilen e Apple”, ishte mbishkrimi i videos që Ben ka postuar.

Sipas Pluimerit, papagalli zakonisht zemërohet kur njerëzit e tij janë duke lidhur lidhëset e këpucëve dhe po bëhen gati që të dalin jashtë shtëpisë.