Transmetuar më 03-01-2018, 11:58

Dalin detaje të reja lidhur me vdekjen e adoleshentit Klejdi Gjeta, i cili u qëllua me një plumb në kokë, teksa ishte ngjitur në tarracën e shtëpisë së tij në Kurbin natën e ndërrimit të viteve, për të parë dhe hedhur fishekzjarre.

Policia e Kurbinit bëri me dije këtë të martë, se ka arrestuar tre kushërinj të cilët dyshohet se kanë qëlluar me armë zjarri në momentin që u vra 16-vjeçari.

Arbër Lika, 18 vjeç, Ernis Lika 20 vjeç dhe Alban Lika 25 vjeç, kanë qenë duke udhëtuar me një makinë tip “Benz” natën e ndërrimit të viteve.

Ata thanë në polici gjatë marrjes në pyetje, “Qëlluam në ajër për të festuar, nuk kishim asnjë plan tjetër”.

Sakaq policia është vënë në kërkime për gjetjen e armës, e cila dyshohet se është fshehur nga kushërinjtë, ku pritet ekspertiza balistike, të zbardhë ngjarjen dhe të zbulojë nëse plumbi është qitur prej saj.

Ekspertiza e kryer në trupin e të ndjerit, provoi se ai ishte qëlluar me një plumb automatiku në kokë. Blutë e Kurbinit thanë se rezulton se 16-vjeçari Gjeta ka humbur jetën në momentin kur është qëlluar me breshëri automatiku nga të rinjtë në zonën e Sanxhakut, të cilët shtinë me armë si formë feste për momentin e ndërrimit të viteve.

Dyshimet paraprake flasin se i riu është goditur nga një plumb qorr në kokë, i cili i mori dhe jetën. Ishin familjarët ata që lanë darkën në mes dhe dolën të kërkonin të riun, për shkak se Klejdi po vonohej të kthehej brenda.

Por kur u ngjitën në tarracë ata u përballën me trupin e pajetë të tij, duke vënë kujën. /a.y/noa.al

Doli në tarracë për të parë fishekzjarret, i riu u vra nga një plumb automatiku

Plumbi qorr i mori jetën natën e Vitit të Ri, kushëriri prek me dedikimin për të

Qëlluan me armë zjarri në fshatin ku vdiq një adoleshent, arrestohen 3 djemtë

Një djalë gjendet i vdekur në tarracën e shtëpisë, dyshohet se u vra nga fishekzjarrët