Transmetuar më 03-01-2018, 12:10

Bie në kanal me makinë dhe vdes në moshën 21-vjeçare, por jo prej aksidentit. Një djalë 21-vjeçar italian, Pierfrancesco Orlando, humbi jetën sipas të gjithë mundësive, për shkak se piu ujë të ndotur me baktere, pasi ra me makinë në një kanal në zonën e Fabbrico, të Reggiano.

Orlando, me origjinë nga Foggia, nuk pati asnjë pasojë fizike prej aksidentit të ndodhur mëngjesin e 13 dhjetorit, madje doli vetë nga mjeti, i cili përfundoi jashtë rruge.

Ai u transportua për në spital, ku u konstatuan probleme në rrugët e frymëmarrjes,

Por pavarësisht kurave dhe një ndërhyrje kirurgjikale, 21-vjeçari gjeti vdekjen pasditen e 31 dhjetorit.

Dyshimet paraprake janë përqendruar në faktin se i riu ka pirë shumë nga uji i kanalit, megjithatë për të zbluluar më shumë mbi vdekjen e tij, përgjigjen përfundimtare do e japë autopsia. /a.y/noa.al